Shumë komentuesve online u ka bërë përshtypje kjo fotografi e përdorur në DITA gjatë numrave të fundit, ku kemi folur për problemet e rënda të korrupsionit në Drejtësi dhe kemi marrë si shembull, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pse u ka bërë përshtypje kjo foto lexuesve? Sepse bie lehtësisht në sy që gjyqtari Gjoni ka në dorë një orë floriri, kopsat e xhaketës së tij kanë një rrethim të artë dhe edhe manshetat me të cilat ka zëvendësuar kopsat në mëngët e këmishës, janë të arta. Me pak zoom në versionin me ngjyra të fotos, nuk është e vështirë të konstatosh që tek ora bëhet fjalë për flori që njohësit e tij e quajnë “750-tsh”, ose si njihet ndryshe 24-karatësh.floriri i gjinitKa orë të shtrenjta në botë, gustot janë të shumëllojshme ndër njerëzit e kamur, por orë krejt të florinjta, shihen zakonisht vetëm në duar arabësh të naftës. Nuk e dimë nëse zoti Gjoni këtu në foto, ka përdorur kyçin për të shpuar ndonjë pus nafte, apo ka gjetur thesarin e Mokrës para Arben Imamit, por sido që të jetë rasti, një qytetari normal në Shqipëri nuk mund të mos i bëjnë përshtypje aksesorë të tillë.Sa paguhen gjykatësit në Shqipëri?Perceptimi publik për korrupsionin në sistemin e drejtësisë është pothuaj në kufinj maksimalë dhe pothuaj çdo qytetar beson se dhënia e drejtësisë është një mall që blihet e shkëmbehet me para.Stili dhe standarti i jetesës së punonjësve të sistemit të drejtësisë, është në shumicën dërmuese të rasteve i pajustifikuar në raport me të ardhurat e tyre. Ato, ndonëse variojnë nga 600 euro deri në 1000 euro në muaj, duket se mjaftojnë që punonjësit e sistemit të drejtësisë, të hyjnë në shtresën e njerëzve më të kamur në Shqipëri. Jetesa dhe stili i jetesës së një gjykatësi kryesisht dhe një prokurori disi më pak, është lehtësisht e verifikueshme, qoftë dhe “me sy të lirë”. Makina, banesa, veshjet, shpenzimet dhe udhëtimet jashtë, janë vetëm disa nga treguesit që e diferencojnë këtë shtresë shoqërore nga të tjerat në Shqipëri. Ç’thoshte Llalla, ç’bëri Llalla ILKDP-ja, ishte dhe është institucioni përgjegjës përpara ligjit, për të hetuar për ta, por nuk ja ka dalë të kapë në rrjetë të korruptuarit e sistemit.
Ne foto personi ne fjale
No comments:
Post a Comment