Gjykata e Korçës jep vendimin arrest me burg për gjykatësin Pojanaku
Gjykatësi Pojanaku akuzohet për marrje ryshfeti. Sipas prokurorit të çështjes, në sallën e gjyqit gjyqtari u kap pas denoncimit të shtetases R.B e cila vendosi më pas të bashkëpunojë me drejtësinë.Prokurori ka informuar se R.B e ka regjistruar me zë dhe me figurë momentin kur i ka dorëzuar shumën prej 45.000 lekësh gjyqtarit Pojanaku për të mbyllur një çështje.Ndërkaq, nga ana e gjyqtarit kjo gjë është mohuar. Ai ka pranuar se i ka marrë paratë, por jo si ryshfet për çështjen në fjalë.“I mora paratë, por jo si ryshfet. Janë paratë e qerasë së ambientit të avokates së shtetases B.R”, u shpreh në sallën e gjyqit Dhimitër Pojanaku.
No comments:
Post a Comment