Tuesday, April 22, 2014


Prag lufte në Fushë-Krujë/ Super shpërthim në qendër të qytetit
Fushë-Kruja vijon të mbetet në qendër të sulmeve me tritol. Pas mesnate (rreth orës 01:30) në qendër të qytetit ka shpërthyer me eksploziv një furgon.Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.Sipas informacioneve nga policia, furgoni me targa AA 900 T i përket shtetasit Bujar Zalla. Policia e cila mbërriti në vendngjarje, nisi hetimet për të zbardhur autorët dhe shkaqet e këtij shpërthimi.Para 3 ditësh Komisariati i Fushë-Krujës u bë për të tretën herë “pre” e shpërthimit me tritol.

Monday, April 21, 2014


Nora Istrefi sqaron fotot “topless” (Foto)
Këngëtarja Nora Istrefi ka treguar rreth fotografisë që ka qarkulluar në media, e ku ajo shfaqet e zhveshur. “E vërteta është kjo, në verë të vitit 2011 isha në Ulqin me shoqen time të ngushtë në ‘Ladies Beach’, një plazh i vogël, ku bëjnë plazh vetëm femra për relax.”“Unë isha pa bikini të sipërme, sepse nuk është e lejueshme të qëndrosh aty me komplet bikini. Dhe aty nuk lejohen aparate, foto, kontrollohen të gjithë. Ne shkuam aty, sepse buron një ujë i shëndetshëm dhe shërues për lëkurën dhe gjëra të tjera. Aty duke u larësi duket ndonjëra nga femrat ka bërë foto fshehurazi.Jam çuditur kur e kam parë, mezi më është kujtuar, nuk u kam besuar syve, thashë qenkam çmendur”, ka deklaruar Nora. Lidhur me martesën, ajo ka thënë se ende nuk është e gatshme për një vendim të tille. “Nuk e ndiej që duhet ta bej atë ndryshim. Nuk dua te nxitoj…”, ka theksuar Nora.

Gjygjtari Gjin Gjon Gjoni, të pabrek e gjeti dreka, miliarder e zuri darka/ 100 mijë euro aksesor të veshur në trup
Shumë komentuesve online u ka bërë përshtypje kjo fotografi e përdorur në DITA gjatë numrave të fundit, ku kemi folur për problemet e rënda të korrupsionit në Drejtësi dhe kemi marrë si shembull, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pse u ka bërë përshtypje kjo foto lexuesve? Sepse bie lehtësisht në sy që gjyqtari Gjoni ka në dorë një orë floriri, kopsat e xhaketës së tij kanë një rrethim të artë dhe edhe manshetat me të cilat ka zëvendësuar kopsat në mëngët e këmishës, janë të arta. Me pak zoom në versionin me ngjyra të fotos, nuk është e vështirë të konstatosh që tek ora bëhet fjalë për flori që njohësit e tij e quajnë “750-tsh”, ose si njihet ndryshe 24-karatësh.floriri i gjinitKa orë të shtrenjta në botë, gustot janë të shumëllojshme ndër njerëzit e kamur, por orë krejt të florinjta, shihen zakonisht vetëm në duar arabësh të naftës. Nuk e dimë nëse zoti Gjoni këtu në foto, ka përdorur kyçin për të shpuar ndonjë pus nafte, apo ka gjetur thesarin e Mokrës para Arben Imamit, por sido që të jetë rasti, një qytetari normal në Shqipëri nuk mund të mos i bëjnë përshtypje aksesorë të tillë.Sa paguhen gjykatësit në Shqipëri?Perceptimi publik për korrupsionin në sistemin e drejtësisë është pothuaj në kufinj maksimalë dhe pothuaj çdo qytetar beson se dhënia e drejtësisë është një mall që blihet e shkëmbehet me para.Stili dhe standarti i jetesës së punonjësve të sistemit të drejtësisë, është në shumicën dërmuese të rasteve i pajustifikuar në raport me të ardhurat e tyre. Ato, ndonëse variojnë nga 600 euro deri në 1000 euro në muaj, duket se mjaftojnë që punonjësit e sistemit të drejtësisë, të hyjnë në shtresën e njerëzve më të kamur në Shqipëri. Jetesa dhe stili i jetesës së një gjykatësi kryesisht dhe një prokurori disi më pak, është lehtësisht e verifikueshme, qoftë dhe “me sy të lirë”. Makina, banesa, veshjet, shpenzimet dhe udhëtimet jashtë, janë vetëm disa nga treguesit që e diferencojnë këtë shtresë shoqërore nga të tjerat në Shqipëri. Ç’thoshte Llalla, ç’bëri Llalla ILKDP-ja, ishte dhe është institucioni përgjegjës përpara ligjit, për të hetuar për ta, por nuk ja ka dalë të kapë në rrjetë të korruptuarit e sistemit.

Ne foto personi ne fjale

Mirmengjesi miq , ju urojm nje dite te mbare shiloni parashikimin e motit ne oret ne vijim :)
Shikoni motin

Sunday, April 20, 2014

Gjykata e Korçës jep vendimin arrest me burg për gjykatësin Pojanaku
Gjykatësi Pojanaku akuzohet për marrje ryshfeti. Sipas prokurorit të çështjes, në sallën e gjyqit gjyqtari u kap pas denoncimit të shtetases R.B e cila vendosi më pas të bashkëpunojë me drejtësinë.Prokurori ka informuar se R.B e ka regjistruar me zë dhe me figurë momentin kur i ka dorëzuar shumën prej 45.000 lekësh gjyqtarit Pojanaku për të mbyllur një çështje.Ndërkaq, nga ana e gjyqtarit kjo gjë është mohuar. Ai ka pranuar se i ka marrë paratë, por jo si ryshfet për çështjen në fjalë.“I mora paratë, por jo si ryshfet. Janë paratë e qerasë së ambientit të avokates së shtetases B.R”, u shpreh në sallën e gjyqit Dhimitër Pojanaku.

Saturday, April 19, 2014

Moti sonte ne durres 19 Prill 2014
Parashikohet qe neser te jete mot me i ngrohte se sot , mundesi dhe reshje shiu ne pjesshme .

Shikoni motin

NISENI DITEN DUKE LEXUAR GAZETAT NE PORTALIN TONE ONLINE